Turqia mohon pretendimet e mbajtjes së avionit grek në ajër

Turqia sot ka mohuar pretendimet se e mbajti në ajër avionin e ministrit të Jashtëm grek përpara se ai të hynte në hapësirën ajrore turke

Turqia sot ka mohuar pretendimet se e mbajti në ajër avionin e ministrit të Jashtëm grek përpara se ai të hynte në hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy deklaroi se: “Lajmi që pretendon se avioni i ministrit (Nikos) Dendias u mbajt në pritje para se të hynte në hapësirën ajrore turke është qëllimisht mashtrues dhe nuk është i saktë”.

“Një leje fluturimi u kërkua për të transportuar ministrin e Jashtëm grek z. Nikos Dendias drejt dhe nga Iraku më 14 tetor të vitit 2020 dhe pala greke u informua menjëherë se leja në fjalë ishte dhënë.

“Pas dështimit teknik të avionit në fjalë në Irak, pala greke caktoi një avion të dytë për fluturimin e z. Dendias. Për shkak të kufizimit të kohës, autoritetet greke u informuan pa vonesë se avioni në fjalë u lejua të përdorë hapësirën tonë ajrore me të njëjtën leje fluturimi”, shtoi Aksoy.

Deklarata e Ministrisë tha se avioni u nis nga Iraku pa paraqitur planin e nevojshëm të fluturimit, duke shtuar se planet e fluturimit të transmetuara përmes sistemit Eurocontrol.

“Po ashtu u konfirmua nga sistemi që plani i fluturimit nuk ishte transmetuar”, shtoi ai.

“Kur avioni që mbante ministrin Dendias mbërriti në hapësirën tonë ajrore, plani u kërkua me urgjencë nga autoritetet irakiane dhe pasi plani u mor, fluturimi u krye në mënyrë të sigurtë.

“Natyrisht, nuk është e mundur që një avion të fluturojë pa siguruar një plan fluturimi. Në këtë rast, është para së gjithash një domosdoshmëri për sigurinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Homologët tanë grekë u informuan gjithashtu për këtë çështje”, përfundon deklarata.