“Turqia merr nën mbrojtje Kosovën”, Gazetari zbulon ‘marrëveshjen’

Gazetari Leonard Seferi foli në lidhje me rolin e Turqisë në Kosovë.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se Turqia është një nga vendet e para që u angazhua në njohjen e Kosovës duke shtuar se ka pasur interes të vazhdueshëm mbi pavarësinë e saj.

Më tej ai theksoi se partnerët kryesorë që garantojnë pavarësinë e Kosovës dhe ecurinë e këtij procesi, janë SHBA dhe aleatët perëndimorë.

Mes tjerash ai tha se ka një marrëveshje dy palëshe mes Kosovës dhe Turqisë.

“Turqia për hir të së vërtetës ka qenë një nga vendet e para që u angazhua në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Turqia është një vend anëtar i NATO-së dhe në këtë kuadër ka një interest ë vazhdueshëm mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ecurinë e këtij procesi. Në këtë kuadër, një marrëveshje ushtarake bilaterale dypalëshe, mund të konsiderohet si një ndër marrëveshjet rutinë që mund të kenë dy vende që i bashkon dhe kuadri i NATO-së dhe integrimi i dy vendeve.

Partnerët kryesorë që garantojnë pavarësinë e Kosovës dhe ecurinë e këtij procesi, janë SHBA dhe aleatët perëndimorë. Turqia herë pas here ka pasur qasjet e saj, kun në bazë të interesave të saj, dikur ka marrë veprime properëndimore, diku mund të ketë marrë veprime dhe pro-vendeve të tjera, si Rusia dhe Kina”-tha ai.