Autoritetet turke kanë arrestuar 147 persona të dyshuar se janë të lidhur me Shtetin Islamik, tha sot ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.
Ai në një postim në platformën “X” ka thënë se policia ka arrestuar të dyshuarit në operacione të njëkohshme në më shumë se 30 provinca turke.
Jerlikaja shtoi se të dyshuarit kanë qenë aktivë në kuadër të Shtetit Islamik, se kanë marrë pjesë në konflikte të armatosura me anëtarë të këtij grupi dhe se kanë ndihmuar në financimin e tij.