Turqi, vitin e kaluar janë shitur produkte industriale në vlerë 367.9 miliardë dollarë

Në vitin 2017 janë shitur produkte industriale në vlerë prej 1.34 trilionë lira turke (367.9 miliardë dollarë), sipas të dhënave të TurkStat

Kompanitë e Turqisë, kanë shitur në vitin 2017 produkte industriale në vlerë prej 1.34 trilionë lira turke (367.9 miliardë dollarë), flasin të dhënat zyrtare të Institutit Turk për Statistika (TurkStat) të publikuara të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vitin 2016, shuma e mallit të shitur ishte 344.8 miliardë, ndërsa një vit më herët ishte 351.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, prodhimi i produkteve ushqimore kapi pjesën më të madhe të shitjeve me një total prej 13.8 për qind.

Produktet bazike prej metali morën pjesë me 12.2 për qind të shitjeve, prodhimi i automjeteve 10.1 për qind, ndërsa tekstili u përfshi me 8.1 për qind të totalit të shitjeve.

TurkStat thotë se në vitin 2017 Turqia ka prodhuar 1.55 milionë automjete,191 milionë tonë beton të gatshëm, mbi 743.500 ton gjalpë dhe 8.8 milionë frizhiderë.

Nga produktet e prodhuara, fusha e teknologjisë së lartë ishte e përfshirë me 3.2 për qind të shitjeve, teknologjia e mesme ishte e përfshirë me 26 për qind të totalit të shitjeve, ndërsa produktet e teknologjisë së ulët me 36 për qind të totalit të shitjeve, thotë Instituti Turk për Statistika.