Turqi, sekuestrohen 125 kilogramë heroinë

Në Ankara, forcat policore të anti-drogës nisën një operacion me helikopterë kundër tregtarëve të drogës pasi u informuan rreth shpërndarjes së drogës

Forcat turke të sigurisë konfiskuan mbi 126 kilogramë heroinë dhe 1.450 gram hashash në disa operacione në kryeqytetin e Ankarasë dhe në provincën jugore Osmaniye, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Ankara, forcat policore të anti-drogës nisën një operacion me helikopterë kundër tregtarëve të drogës pasi u informuan rreth shpërndarjes së drogës.

Policia ndoqi një të dyshuar dhe kreu operacion me helikopterë kundër tregtarëve të drogës.

Në provincën Osmaniye, forcat policoret anti-drogë ndaluan një kamion në autostradë dhe sekuestruan 125.5 kilogram heroinë.

Policia gjithashtu arrestoi shoferin e kamionit.