Turqi, përkujtohet 81-vjetori i ndarjes nga jeta e Mustafa Kemal Ataturk

“Sot në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta të veteranit Mustafa Kemal Ataturk, përkujtojmë edhe një herë personalitetin e tij si kryekomandant i luftës sonë për pavarësi, si themelues të Republikës sonë dhe si presidenti ynë i parë”

0

Udhëheqësi dhe themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, përkujtohet në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta me një ceremoni shtetërore të zhvilluar në mauzoleun Anıtkabir në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të lartë të shtetit të Turqisë nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan kanë vizituar mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara me rastin e 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të udhëheqësit dhe themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Presidenti Erdoğan në mauzoleun e Ataturkut pasi vendosi kurorën me karafila të bardhë dhe motivet me hënë dhe yll ka mbajtur një minutë heshtje në përkujtim në orën 09:05 sipas kohës lokale, ora në të cilën ka ndërruar jetë 81 vite më parë Ataturku ndërsa më pas u intonua himni kombëtar.

Gjatë qëndrimit të nderit flamuri turk u ul në gjysëm shtizë.

Në librin e veçantë të shënimeve Erdoğan ka shkruar:

“Sot në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta të veteranit Mustafa Kemal Ataturk, përkujtojmë edhe një herë personalitetin e tij si kryekomandant i luftës sonë për pavarësi, si themelues të Republikës sonë dhe si presidenti ynë i parë. Në zemrën e popullit tonë do të jetojnë gjithmonë kujtimet e shenjta të të gjithë dëshmorëve dhe veteranëve tanë që luftuan për një mijë vjet për ta bërë këtë territor një atdhe për ne me të ndjerin Ataturk dhe shokët e tij të armëve. Ne do të vazhdojmë të punojmë me gjithë fuqinë tonë për ta forcuar, zhvilluar dhe për ta mbajtur gjallë gjithmonë Republikën tonë të cilën e kemi amanet tuaj. Shpirti juaj qoftë në paqe”.

Në ceremoni Erdoğan, gjatë vizitës së Mauzoleumit të Ataturkut ishte i shoqëruar nga nënkryetarët e Parlamentit të Turqisë, Süreyya Sadi Bilgiç, anëtarë të Kabinetit Presidencial të Turqisë, kryetari i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetarja e Partisë së Mirë (IYI), Meral Akşener, përfaqësues të lartë gjyqësor, komandantë të forcave dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e përfaqësues të tjerë të partive politike.

Në fund të ceremonisë, Mauzoleumi u hap për vizita edhe për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.