Turqi, numërohen 98,26% e kutive, Erdogan kryeson bindshëm

Kandidati i partisë së dytë më të madhe në Turqi, Partisë Republikane, Muharrem Ince numëron 30,74% të votave.

Rezultatet e para nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi tregojnë një avantazh të qartë të presidentit në fuqi Erdogan i cili udhëheq me 52,51% pasi janë numëruar 98,26% e votave.

Kandidati i partisë së dytë më të madhe në Turqi, Partisë Republikane, Muharrem Ince numëron 30,74% të votave.

Sakaq kandidati partisë Kurde Selahatin Demirtash ka fituar 8,29% të votave deri në këtë moment ndërsa kadidatja femër e këtyre zgjedhjeve Meral Akshener ka marrë 7,37% të votave.

Në muajin Prill parlamenti miratoi një projektligj i cili hapi dyert për zgjedhje të parakohshme duke çimentuar sistemin e ri presidencial të sjellë pas referendumit të një viti më parë.