Një mbrojtës i sigurisë ra dëshmor si pasojë e përleshjeve të përjetuara ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve në nënprefekturën Silvan të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır).
Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e Dijarbakërit, në jug të bazës në rajonin e Digës së Silvanit, në orët e mbrëmjes u jetuan përleshje të armatosura ndërmjet forcave të sigurisë në gjendje operacioni dhe terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK.
Në përleshje u plagosën dhe 2 forca të sigurisë.
Një prej të plagosurve rëndë, që u dërguan për kurim në spital me helikopter, ra dëshmor pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të mjekëve.
Bëhet e ditur se vazhdon operacioni në rajon.