Turqi, kapet gjermani, kishte fshehur 1.3 kg kokainë në stomak

Policia në Turqi ka arrestuar një shtetas nga Gjermania, i cili kishte fshehur në stomak 1.3 kilogramë kokainë.

Policia në Turqi ka arrestuar një shtetas nga Gjermania, i cili kishte fshehur në stomak 1.3 kilogramë kokainë.

I arrestuari, indentiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u kap në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Policia lëshoi imazhe me rreze X të të dyshuarit, i cili arriti në Turqi nga Venezuela, duke treguar 45 kapsula që i kishte gëlltitur të mbushura me gati 1.3 kilogramë kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se i arrestuar u dërgua në paraburgim pas mbërritjes në aeroport.

Njoftohet se kapsulat janë larguar nga trupi i tij, ndërsa një gjykatë e dërgoi të dyshuarin për kontrabandë të kokainës në burg në pritje të gjykimit.