Turqi, gjendet kullë ushtarake vrojtimi e periudhës romake

Mbetjet e kullës së vrojtimit janë gjetur në provincën Adıyaman

Në qytezën Gerger të provincës turke Adıyaman janë gjetur mbetje të një kulle ushtarake vrojtimi e cila thuhet se i përket periudhës romake, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa qytetarë kanë vërejtur strukturën prej guri në brigjet e një rezervuari ujor dhe e kanë lajmëruar Muzeun e Adıyamanit.

Një ekip nga Muzeu Adiyaman inspektoi mbetjet dhe përcaktoi se kulla i përket periudhës romake dhe se ka qenë pesë metra e lartë, me një sipërfaqe të brendshme prej nëntë metrash katrorë.

Zëvendësdrejtori i muzeut, Mehmet Alkan, tha se pjesa më e madhe e kullës ka ngelur e paprekur.

Alkan tha gjithashtu se do të aplikojnë në Bordin për Mbrojtjen e Pasurive Kulturore në provincën fqinje Şanlıurfa për ta regjistruar kullën.