Turqi, firmoset marrëveshja për financimin e deponuesit të gazit në Liqenin Tuz

Bëhet fjalë për marrëveshje financimi prej gjithsej 1,2 miliardë dollarësh me Bankën Botërore dhe Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore

 Sot në Ankara u nënshkrua marrëveshja për financimin e Projektit të Magazinimit të Gazit Natyror në Liqenin Tuz që gjendet në pjesën qendrore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për marrëveshje financimi prej gjithsej 1,2 miliardë dollarësh me Bankën Botërore dhe Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore.

Në ceremoni i pranishëm ishte ministri turk i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak, e cilësoi hapin si financim të rëndësishëm për Turqinë për shkak të kushteve të mira të pagesës dhe për shkak të normës së ulët të interesit.

“Vitin e kaluar vëmë në funksion fazën e parë prej 550 milionë metrash kubë të Objektit të Deponimit të Gazit Natyror në Liqenin Tuz. Atë kohë ne kishim ndarë me qytetarët tanë projektin për rritjen e kapacitetit në 5,4 miliardë metra kubë. Shpresoj që përmes punimeve intensive, kapaciteti do të rritet gradualisht dhe nga viti 2023 do të arrijmë kapacitetin prej 5,4 miliardë metrash kubë”, tha Albayrak.

Albayrak tha se kjo kredi i është dhënë besimit ndaj të ardhmes, stabilitetit dhe ekonomisë së Turqisë.

Ndryshe, Objekti për Magazinimin Nëntokësor të Gazit në Liqenin Tuz ishte hapur me një ceremoni me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit, Binali Yıldırım, dhe ministrit Albayrak më 10 shkurt të vitit 2017.