Turqi, eksporti tejkalon 163 miliardë dollarë

Muajin e kaluar eksporti i Turqisë arriti në 14.1 miliardë dollarë, që është shifra më e madhe ndonjëherë e regjistruar për muajin korrik

Eksporti i Turqisë në muajin korrik ka patur rritje në nivel vjetor prej 11.8 për qind, njoftuan sot nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM), transmeton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar eksporti i Turqisë arriti në 14.1 miliardë dollarë, që është shifra më e madhe ndonjëherë e regjistruar për muajin korrik.

Duke folur në konferencën për media në Ministrinë e Tregtisë në Turqi, shefi i TIM-së, Ismail Gulle theksoi se eksporti turk nga muaji janar deri në korrik ka arritur në 96.3 miliardë dollarë.

Ai tha se eksporti shtatë mujor tregoi rritje prej 7 për qind në nivel vjetor, ndërsa eksporti i përgjithshëm për 12 muaj është rritur 8.1 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur në 163.3 miliardë dollarë.

Sipas agjencive statistikore, eksporti turk në vitin 2014 arriti në 157.6 miliardë dollarë ndërsa vitin e kaluar arriti pothuajse 157 miliardë dollarë.