Turqi, deportohet gazetarja holandeze për lidhje me terrorizmin

"Pak kohë më parë me autoritetet tona përkatëse është ndarë informacioni nga policia holandeze se personi në fjalë ka lidhje me organizatën terroriste", njoftoi Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi se është deportuar gazetarja holandeze Johanna Cornelia Boersma, duke thënë se vendimi “nuk ka lidhje me akitivitetet e saj të gazetarisë në Turqi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Altun njoftoi se gazetarja Johanna Cornelia Boersma, e cila punon për gazetën holandeze në Het Financieele Dagblad në Turqi, është deportuar këtë mëngjes.

“Pak kohë më parë me autoritetet tona përkatëse është ndarë informacioni nga policia holandeze se personi në fjalë ka lidhje me organizatën terroriste. Në lidhje me personin në fjalë nga ne janë kërkuar informacione rreth hyrjeve dhe daljeve në Turqi”, tha Altun, duke theksuar se vendimi për deportimin e gazetares “nuk ka lidhje me akitivitetet e saj të gazetarisë që ajo ka zhvilluar në Turqi”.

Altun deklaroi se në vitet e fundit, Turqia, e cila ndodhet në objektivin e organizatave terroriste si PKK dhe DEASH, nga të cilat janë viktimizuar një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm.

“Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë deri më tani, ne kemi vendosur kufizime për dhjetëra mijëra persona të lidhur me organizatat terroriste. Për shkak të seriozitetit të kërcënimit me të cilin përballemi, ne bashkëpunojmë me vende mike dhe aleate si Holanda dhe përfitojmë nga pikëpamjet e tyre për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet për sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e Evropës. Ne shpresojmë që bashkëpunimi në këtë fushë të vazhdojë kundër të gjitha organizatave terroriste”, theksoi Altun.