Turqi, arrestohet një ish-ushtarak i lartë për lidhje me FETO-n

Ish-gjeneral lejtnant Metin Iyidil u arrestua në kryeqytetin Ankara, pasi një gjykatë lokale lëshoi urdhër arresti me kërkesë të prokurorëve

Policia kundër terrorizmit në Turqi ka arrestuar një ish-ushtarak të lartë nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi terrorist që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-gjeneral lejtnant Metin Iyidil u arrestua në kryeqytetin Ankara, pasi një gjykatë lokale lëshoi urdhër arresti me kërkesë të prokurorëve.

Më parë, Iyidil, ish-komandanti i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave Tokësore (EDOK), ishte dënuar me burgim të rëndë të përjetshëm, nën akuzën e përpjekjes për të rrëzuar rendin kushtetues të Turqisë përmes dhunës, si pjesë e përpjekjes për grusht shteti të kryer nga FETO.

Më vonë ai u lirua dhe u la i lirë pasi një gjykatë lokale revokoi urdhrin e mëparshëm të gjykatës pas ankesës së Iyidil.

FETO dhe udhëheqësi i saj i bazuar në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet e rëndësishme turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.