Turqi, arrestohen 4 persona të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Ekipet policore të Departamentit të Anti-terrorit kryen një aksion në një objekt ku banonin personat të cilët dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste DEASH

Të paktën 4 persona u arrestuan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënava të marra nga gazetari i AA, ekipet policore të Departamentit të Anti-terrorit kryen një aksion në një objekt ku banonin personat të cilët dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste DEASH.

Në operacione janë kapur katër personat me inicialet B.K., S.H.K., H.T. dhe M.T., dhe mësohet se policia aktualisht është vënë në kërkim pas një të dyshuari tjetër.

Gjatë kontrollit të objektit të banimit u gjetën sasi të mëdha dokumentesh dhe materialesh të tjera.

Të dyshuarit u transferuan së pari në spital, ku kaluan një kontroll mjekësor dhe pastaj u dërguan në ndërtesën e policisë për hetime të mëtejshme penale.