Turqi, arrestohen 24 persona të dyshuar për tregti me drogë

Operacioni është kryer në qarqet Avcılar, Küçükçekmece dhe Eyüpsultan të Stambollit në pjesën evropiane

Të paktën 24 persona të dyshuar për tregti me drogë janë arrestuar gjatë operacionit që filloi sot herët në mëngjes në qytetin më të madh në Turqi, Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni është kryer në qarqet Avcılar, Küçükçekmece dhe Eyüpsultan të Stambollit në pjesën evropiane, theksoi një burim anonim.

Departamentet për operacione të veçanta ndihmuan njësitet për luftë kundër narkotikëve, ndërsa morën pjesë edhe qen nuhatës dhe helikopterë.

Gjatë operacionit policia konfiskoi një sasi të panjohur të drogës dhe shumë armë, që u gjetën gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve.