Turqi, arrestohen 20 ushtarake lidhur me FETO-n

Ushtarakët, të arrestuar në 23 provinca, përfshijnë ushtarakë aktivë dhe joaktivë, theksuan burimet, të cilët kërkuan të mos përmendeshin për shkak të kufizimeve për të folur në media

Njëzet ushtarakë të dyshuar se kanë qenë pjesëtarë të grupit që qëndronin pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi sot janë arrestuar, bëjnë të ditur burime gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarakët, të arrestuar në 23 provinca, përfshijnë ushtarakë aktivë dhe joaktivë, theksuan burimet, të cilët kërkuan të mos përmendeshin për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Ata janë pjesë e një grupi prej 34 ushtarakëve të lidhur me organizatën terroriste FETO që prokurorët e Stambollit kanë lëshuar urdhër-arrest, përfshirë 19 ushtarakë aktivë, katër ish-studentë të shkollave ushtarake dhe 11 ushtarakë të shkarkuar.

19 ushtarakë aktivë përfshijnë dy kolonelë, tre majorë, pesë togerë, pesë togerë të parë dhe katër rreshterë.