Turqi, arrestohen 126 persona të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Në operacione u arrestuan 126 të dyshuar për të cilët pretendohet se kanë lidhje dhe kanë siguruar financime për organizatën terroriste DEASH

Në një operacion të zhvilluar në 58 qytete të Turqisë me qendër qytetin Balıkesir u arrestuan 126 persona për të cilët pretendohet se kanë lidhje dhe kanë siguruar financime për organizatën terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadrin e një hetimi të kryer kundër DEASH-it nga prokuroria e qytetit Balıkesir u lëshuan urdhra për arrestimin e 148 të dyshuarve.

Ekipet nga komanda e xhandarmërisë që qytetit, drejtoria e antiterrorizmit të komandës së përgjithshme të xhandarmërisë dhe të komandës së inteligjencës filluan operacionin e shtrirë në 58 qytete.

Në operacionet e njëkohshme ekipet arrestuan 126 të dyshuar për të cilët pretendohet se kanë lidhje dhe kanë siguruar financime për organizatën terroriste DEASH.

Në kontrollet e ushtruara gjatë operacionit bëhet e ditur se u sekuestruan dokumente të shumta organizative, armë, para, fatura të transaksioneve që tregojnë trafikun e parave.

Ndërkohë po vazhdojnë punimet për kapjen edhe të 22 dyshuarve të tjerë.