Turqi, aksidentohet helikopteri, dy të plagosur në Stamboll

Aksidenti helikopterit shkakton plagosjen e dy qytetarëve ne Stamboll.

Sipas lajmit të dhënë nga zyra governatorit, aksidenti ka ndodhur në Stamboll, Maltepe.

Një helikopter privat është përplasur ditën e sotme në qytetin e Stambollit, duke plagosur dy persona.

Në një postim në rrjetin social Twitter , kryebashkiaku i Stambollit bëri të ditur se pasagjerët e lënduar janë shpëtuar dhe se skuadrat teknike kanë nisur kërkimet e nevojshme në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Aksidenti ka ndodhur në një rrethinë të Maltepe, në bregdetin Bostanci.

Shkaqet e këtij aksidenti nuk janë bërë ende të ditura./ePërditshmja