Turqi, 87% e njerëzve votuan

Dalje rekorde në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Mbi 56 milionë qytetarë sot  votojnë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Në garën presidencial marrin pjesë gjashtë kandidatë: Rexhep Taip Erdogan, Dogu Perinçek, Meral Aksener, Muharem Inxhe, Selahatin Demirtash dhe Temel Karamolaoglu.

Favorit është presidenti aktual i Turqisë, Erdogani, i cili pothuajse 16 vjet fiton në të gjitha zgjedhjet në të cilat mori pjesë.

Sondazhet në periudhën parazgjedhore, theksojnë se Erdogan fiton midis 55% dhe 60%.

Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë tetë parti të bashkuara në dy koalicione parazgjedhore.

Njëra është Aleanca Kombëtare (apo Aleanca republikane) e përbërë nga Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare, ndërsa jozyrtarisht është e mbështetur nga Partia e Unitetit të Madh.

Koalicioni tjetër është Lidhja e Kombit, e përbërë nga Partia Republikane Popullore kryesore opozitare, Partia e Mirë dhe Partia e Lumturisë, ndërsa jozyrtarisht i mbështet Partia Demokratike.

Në zgjedhje krahas partive të dy koalicioneve të mëdha marrin pjesë edhe tre parti tjera – Partia Popullore Demokratike prokurde dhe Partia e Atdheut Huda-par.

Në pajtim me ndryshimet ligjore, Parlamenti turk do të ketë 600 në vend 550 anëtarë në të ardhmen. Mandati i presidentit dhe deputetëve zgjat pesë vjet.

Numër rekord i qytetarëve turq kanë dalë për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare  të mbajtur të sot, bën të ditur Qendra Koordinuese për Monitorimin e Zgjedhjeve të Turqisë, përcjell Gazeta e Re.

Sipas rezultateve përfundimtare dalja ne zgjedhje është 87,00%.