Tsipras kritikon Kosovën; Kundër taksës 100% për Serbinë dhe themelimit të ushtrisë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një vizitë të tij në Beograd ka deklaruar në prani të presidentit Aleksandar Vuçiç se për Athinën zyrtare zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një vizitë të tij në Beograd ka deklaruar në prani të presidentit Aleksandar Vuçiç se për Athinën zyrtare zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.

“Kishim disa zhvillime të pakëndshme në Kosovë. Flas për një akt të papranueshëm nga ana e Prishtinës, për rritjen e taksave doganore nga ana e Kosovës dhe Bosnjës. Dua të nënvizoj se këto iniciativa jo vetëm që nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, përkundrazi ndihmojnë destabilizimin e tij”, u shpreh Tsipras.

Pasi presidenti serb ka theksuar se Serbia është mjaft e shqetësuar në lidhje me situatën e Kosovës, edhe Tsipras ka dënuar vendosjen e taksës doganore në masën 100 % dhe themelimit të ushtrisë së Kosovës, por gjithashtu ai ka shtuar se Greqia shikon pozitivisht çdo marrëveshje të sinqertë mes Prishtinës dhe Beogradit, që do do ndihmojë në stabilitetin e rajonigt.

“Njëkohësisht dërgoj një mesazh kritik ndaj këtyre akteve nga ana e Kosovës, të cilat i hedhin zjarrit benzinë, por në të njëjtën kohë çoj një mesazh që qeveria serbe të vazhdoje këtë rrugë të vështirë të gjendjes së një zgjidhjeje, sepse kjo është dhe rruga e perspektives se stabilitetit dhe rruga europiane e Serbisë që kaq shumë është përpjekur bashkë me popullin serb në rajonin ballkanik”, tha kryeministri grek.

Tsipras që qëndron në Beograd për të marrë pjesë në samitin e së shtunës bashkë me homologët e Bullgarisë dhe Rumanisë, i është referuar marrëveshjes së Prespës, e cila do ta shndërrojë sipas tij ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë nga një zonë gri mes Serbisë dhe Greqisë në një urë lidhëse midis dy vendeve.

Në takimin e katër liderëve ballkanikë një prej çështjeve në tryezën e bisedimeve është kandidimi për organizimin e Kupës së Botës në futboll në këto vende në vitin 2030./TCh