Trump: Irani orkestron sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irak

Protestuesit irakianë u futën me forcë në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve të Washingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani orkestron sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irak dhe se “do të japin përgjegjësi të plotë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot, protestuesit irakianë u futën me forcë në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve të Washingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani.