Trump bisedë me një zyrtar të lartë saudit për rastin Khashoggi

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka biseduar me një zyrtar të lartë saudit për çështjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka biseduar me një zyrtar të lartë saudit për çështjen e gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë saudit Trump tha se “Kjo është një situatë shumë e keqe”.

Presidenti i SHBA-ve Trump theksoi se tema e gazetarit Khashoggi është “një çështje shumë e rëndësishme” duke thënë se “Do të shkojmë deri në fund”.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.