Tronditet Shkodra/ Përplasje me armë zjarri në mes të qytetit, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarr në lagjen ‘Parrucë’ të Shkodrës. Raportohet se një person është plagosur.

Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish. Mesditën e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Parrucë’ të qytetit veriperëndimor, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një person.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë përplasur me armë zjarri dy grupe që ndodheshin në dy makina, një  ‘Benz-i’ dhe një “Fuoristradë pasi një sherri mes tyre.  Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes. Po ashtu mësohet se Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Ngjaja e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës ka ndodhur mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonale, ku Argjend Rexha 31-vjeç, Rihad Xheladini 20-vjeç dhe Ension Buraku, 24-vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit u përgjigj me breshëri plumbash.