Tre shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive dhe për shqiptarët që luajnë në Kroaci. Tre lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës së 10-të. Jorgo Pëllumbi, Jon Mersinaj dhe Emir Sahiti janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat në javën që lamë pas. Sahiti ishte lojtari që…

Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive dhe për shqiptarët që luajnë në Kroaci.

Tre lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës së 10-të. Jorgo Pëllumbi, Jon Mersinaj dhe Emir Sahiti janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat në javën që lamë pas. Sahiti ishte lojtari që i dha fitoren Hajduk Split ndaj Dinamo Zagreb, ndërkohë që Mersinaj dha një asist në suksesin 4-1 të Lokomotivës ndaj Istra.

Në këtë përballje, arriti që të shënonte dhe Indrit Tuci, i cili gjithashtu po kalon një moment shumë të mirë.

Kroaci prej disa kohësh është bërë një destinacion i preferuar për shumë lojtarë shqiptar, teksa janë 15 lojtarë shqiptar që aktivizohen në elitën e futbollit kroat.