Një lajm tragjik ka tronditur botën e futbollit ditën e sotme, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka humbur jetën në mënyrë të befasishme, në moshën 32-vjeçare.
Me origjinë nga Kosova, Harbuzi kishte lindur në Lund të Suedisë dhe prej vitesh luante si profesionist, duke veshur fanellën e skuadrave të ndryshme si Feyenoord, Malmo, Genclerbirligi, Manisaspor, Prespa Birlik dhe së fundi në kampionatin malazez me Melaka United.
Harbuzi u gjet i pajetë, ndërsa paraprakisht thuhet se ka pësuar një infarkt në zemër, ndonëse shokët që e kishin takuar së fundi, thatë se nuk kishin vënë re shenja sëmundjeje te 32-vjeçari.
Labinot Harbuzi luante si mesfushor fantazist dhe është aktivizuar me shpresat e Suedisë, ndërsa më pas ka shprehur disa herë dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, por nuk është ftuar asnjëherë.
“Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca,” është shprehur Ismet Harbuzi për gazetën suedeze GP.
Labinot Harbuzi ka luajtur me U-21 të Suedisë. Ai është aktivizuar te Malmo dhe te Feyenoord përpara se të luante në Turqi me Genclerberligi dhe Manisaspor. Së fundmi ai është aktivizuar me klubin Melaka United të Malajzisë.
Disa vite më parë, ai ishte një prej yjeve që përfaqësuesja e Kosovës shpresonte të afronte. Ëndërr e cila nuk u realizua asnjëherë, ashtu si edhe dëshira e Labinot Harbuzit për të vazhduar të luante futboll, edhe pse ishte pa skuadër prej afro dy vjetësh. Ndarja e papritur nga jeta e mesfushorit me tipare sulmuese la gjithçka pezull dhe mbi të gjitha një dhimbje të madhe për familjen dhe për të gjithë shqiptarët./lajmesportive