Një tjetër tërmet ka lëkundur Tiranën, në orën 15:34 të ditës së mërkurë.
Edhe pse me intensitet më të ulët se ai i orës 11:01, tërmeti është ndjerë në kryeqytet.
Tërmeti i fundit ishte i magnitudës 3,5, me një thellësi 5 km dhe epiqendër 21 km në veriperëndim të Tiranës.
Tërmeti u ndje jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por dhe në qytete të tjera të vendit, ku janë rregjistruar dhe dëme të lehta në disa banesa. Ndërkohë që lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura.