Rastet e sulmeve nga qentë në rrugët e vendit janë kthyer një shqetësim serioz. Denoncime të shumta janë bërë në media nga qytetarë që kërkojnë reagimin e autoriteteve të marrin masa.
Një tjetër denoncim është bërë, por këtë herë, nuk bëhet fjalë për një sensibilizim mediatik, por për një denoncim në polici.
Një grua nga Tirana është paraqitur në Komisariatin nr. 4 ku ka deklaruar se është sulmuar nga disa qenë në rrugë dhe ka pësuar dëmtime serioze trup, raporton Sot.
Policia thotë se dosja i është përcjellë prokurorisë për vlerësim.