Tirana në karantinë deri të hënën, nuk lejohen hyrjet dhe daljet nga kryeqyteti

Në listën e zonave të mbetura të kuqe për shkak të koronavirusit janë Tirana, Shkodra, Kurbini, Kruja, Durrësi dhe Fieri.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri të hënën do të jetë e ndaluar dalja nga zonat e kuqe, si fundjava e fundit, gjithçka do jetë e mbyllur.

Në listën e zonave të mbetura të kuqe për shkak të koronavirusit janë Tirana, Shkodra, Kurbini, Kruja, Durrësi dhe Fieri.

Kjo do të thotë se hyrja apo dalja nga Tirana është e ndaluar deri ditën e hënë.

“Ja sesi do hapemi nga 1 qershori dhe çfarë mbetet ende mbyllur në normalitetin e ri

Kjo fundjavë do të jetë e lirë për qytetarët dhe bizneset hapur, përfshirë edhe lokalet (jashtë) apo plazhet vetëm për banorët e qyteteve bregdetare, ndërsa dalja nga zonat e kuqe e ndaluar deri të hënën”, shkruan Rama.