Tirana në Forumin e Mjedisit, Veliaj prezanton projektet në funksion të uljes së ndotjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nëshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me kryebashkiakë të disa kryeqyteteve europiane për objektivat e vitit 2030, për adresimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike.

“Së pari, jam shumë krenar për Tiranën, për atë që kemi arritur sot. Të qenit një nga qytetet model, i cili në një kohë shumë të shkurtër ka bërë përparimin më të madh kur vjen puna për mbjelljen e pemëve, krijimin e korsive të biçikletave, vendosjen e biçikletave të përdorshme nga të gjithë, testimin e autobusëve elektrikë, që po i fusim si flotë këtë vit, apo shumë prej ndërtesave, të cilat i kemi veshur me kapotë, për të ulur shpenzimet e energjisë”, tha Erion Veliaj.

Forumi i Mjedisit të qyteteve europiane në Gjenovë bëri bashkë politikanë dhe kryebashkiakë nga e gjithë Europa, për të diskutuar dhe ndarë njohuritë e praktikat më të mira për çështjet mjedisore. Ky forum mbledh më shumë se 8.800 përfaqësues nga autoritetet lokale dhe rajonale, nga 57 vende të ndryshme.