Theo Hernandez prezantohet te Milan: Këtu për të bërë historinë

"Erdha te Milan për të bërë historinë, do jap maksimumin..."

Milan ka arritur të transferojë nga Real Madrid lojtarin Theo Hernandez.

Lojtari më  i ri i Milanit, Theo Hernandez, bëri  disa deklarata në kanalet e rrjeteve sociale zyrtare të klubit kuqezi:

“Unë jam shumë i karikuar dhe i lumtur për ardhjen te Milan. Shpresoj që ta bëj histori me këtë klub”, tha ai fillimisht.

“Do mundohem të jap më të mirën nga vetja për të bërë maksimumin tim. Milan është një klub i mrekullueshëm, kështu që kam ardhur këtu për të arritur në krye dhe për të fituar  Champions League dhe Scudetto me këtë ekip”.

“Po ju them se kam ardhur këtu për të bërë histori dhe për të dhënë më të mirën për ju të gjithëve. Më vjen mirë që jam këtu. Forza Milan “, përfundoi ai.Image result for theo hernandez milan