Teuta mposht Kamzën, Partizani zhyt Kastriotin, Laçi ‘dajak’ Skenderbeut, Flamurtari ngec me Luftëtarin

Luftëtari ndal Flamurtarin në Vlorë. Laçi mposht Skënderbeun, Partizani rimerr kreun, Teuta fundos Kamzën!

Gola, spektakël dhe surpriza në 3 sfidat e orës 14:00 të së mërkurës të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.e

Kastrioti ndërkohë nga ana tjetër, arrin të bëjë një pjesë të dytë mjaft të mirë, ku Hoxha si fillim ndali një mundësi mjaft të mirë të Roxher, ndërsa më pas ishte Labinot Ibrahimi, i cili pak minuta përpara fundit largoi një top thuajse në vijën fatale, duke mbajtur të kuqtë në epërsi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI- PARTIZANI 1-2
Shënues: 
Roxher 37′ / Bardhi 19′, 36′

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Shehu, Okebugu, Marku (Vatnikaj 55′), Bardhi, Atsina (Roxher 35′). Trajner: Stavri Nica.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Telushi, Hila (Çinari 62′), Kote, Mala (Mensah 70′), Asani, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri.
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Sazan Velçani.
Kartonë të verdhë: Marku 48′, Shehu 73′

19′ – Jurgen Bardhi, pas një gabimi të portierit Kuka është treguar i saktë dhe ka kaluar në avantazh Partizanin

36′ GOL – Bardhi ka dyfishuar shifrat pas një krosi të Kristi Kotes. Sulmuesi me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

 

37′ GOL – Roxher nga e majta dribloi Gojkoviç dhe përballë Hoxhës u tregua i saktë, duke shënuar.

Ka përfunduar në barazim 0-0, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, e fundit për javë e 12 të kampionatit. Ritëm i ulët dhe më shumë studim lojës së kundërshtarit, kështu mund të cilësohen minutat e para të sfidës mes Flamurtarit dhe Lufëtarit. Të besuarit e Ilir Dajës janë të parët që hidhen në veprim, direkt pasi kalojnë disa minuta nga fillimi i takimit. Në minutën e 9` ka një rast të dyshimtë.

Musta i jep Bathës një top në zonë, teksa futbollisti gjuan por portieri Ruçi e ndal. Topi mbetet në zonë, teksa Musta tenton portën por topi ndalet nga mbrojtësit e Lufëtarit. Ka një prekje me dorë, por nuk ka penallti për arbitrin.

Tre minuta më vonë, Vasil Shkurtaj, vrapon me një kundërsulm drejt zonës së Flamurtarit. Gjuan nga jashtë zone por topin e dërgon sipër portës. Sulmuesi kryesor i Luftëtarit mbetet gjithmonë rrezikshëm në zonën e Famurtarit, teksa ka disa raste të tjera, por që nuk shfrytëzohen si duhet.

Loja vendoset në ekuilibër pas minutës së 20` të takimit, ku rastet e të dyja skuadrave janë të pakta. Momenti më i mirë është në minutën e  41` të takimit. Veliu gjuan nga goditja e dënimit, por gjuajtja është qendrore dhe portieri gjirokastriteve ka mundësi të ndali topin, duke e pritur në dy kohë. Me portat të paprekura ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesësve.

Me fillimin e të dytës, janë të besuarit e Ilir Dajës që kërkojnë golin. Skudra vlonjate kërkon të fitojë terren ndaj kundërshtarit, që në pjesën e parë u tregua shumë i kujdesshëm në mbrojtje. Vlonjatët bëjnë presion nga krahët, por ashtu si në pjesën e parë, të besuarit e Gentian Mezanit, janë të vëmendshëm, duke ruajtur portën të paprekur për minuta të tëra.

Në minutën e 55` Kotobelli lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, por topi përfundon jashtë. Më pas Janiçiç është shpëtimtar i gjirokastriteve, pasi me ndërhyrjen e tij shpëton portën. Ilir Daja kërkon më shumë ritëm, ndaj në të 63` largon Kotobellin që i lë vendin Alesio Hysenit.

Edhe Gentian Mezani në krahun tjetër kryen një zëvendësim të detyruar, pasi Radoviç del i dëmtuar dhe në vend të tij futet Maldin Ymeraj. Lojë e vakët dhe pa ritëm, me Flamurtarin që duket disi më kërkues por gabon në ndërtimin e aksioneve.

Në minutën e 80` ka një goditje këndi për Flamurtarin, topi grushtohet nga portieri Ruçi por Veliu rrëzohet brenda zonës. Ka pretendim për penallti por sërish gjyqtari nuk ka të njëjtin mendim si futbollistët e Flamurtarit.

Minutat e mbetura të takimit nuk prodhojnë asgjë të re, skuadrat mundohet të shfrytëzojnë deri në fund, por pa arritur të shkundin rrjetat. Lufëtari duket më i kënaqur me pikën e marrë, pasi shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 8 në renditje.

Ndeshja e radhës për Luftëtarin do të jetë ndaj Tiranës, ndërsa Flamurtari shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban zbret në vendin e 6 në renditje pas barazimit të sotëm. Ndeshjen e radhës do të ketë kundër Skënderbeut.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12

E mërkurë, më 7 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI – LUFTËTARI 0-0

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Alla, Veliu, Kotobelli (Hyseni 63′), Useini, Mustafa, Batha (Ribaj 74′), Musta, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Deliaj, Zmeraj, Pollozhani.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Janiçiç, Hoxha, Rapo, Rapa, Ramadani, Rroca (Aleksi 79′), Milosavlejv, Radoviç (Ymeraj 71′), Shkurtaj. Trajner: G.Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Demo, Açka, Dunga, Xhekson.

Kartonë të verdh: Rrapa 69′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Denis Rexha, Marjus Qose, Olsi Sokoli.
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Fatmir Tare

EPISODET – 

Kamza ka zhvilluar një paraqitje të shëmtuar në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërkohë që kryesonte 1-0 ndaj Teutës, skuadra e trajnerit Klodian Duro ka pësuar një shthurje totale, duke pësuar 3 gola për nëntë minuta. Në fillim u barazua me një 11-metërsh në minutën e 78-të, dhe më pas erdhën edhe dy gola të rrufeshëm nga Progni dhe Beqja, saktësisht në minutën e 81 dhe 86-të.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi i Kamzës, Kamzë

KAMZA –TEUTA 1-3
Shënues: 
Bonani 17′ / Latif 78′ (pen.), Progni 80′, Beqja 84′

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 84′), Fukui (Mumajesi 68′), Peçi (Plaku 54′), Roloviç. Trajner: Klodian Duro.
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj (Kamara 46′), Shkalla, Beqja, Osmani, Progni, Sidibe, Kallaku (Vecaj 65′), Avdyli, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta.
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj.
Kartonë të verdhë: Peçi 28′, Zisi 29′, Arrabal 39′, Malaj 76′ / Kallaku 26′, Bicaj 44′

17′ GOL – Bonani ka kaluar Kamzën në avantazh. Sulmuesi Roloviç ekzekutoi një goditje dënimi, Hidi nuk e kontrolloi dot topin dhe italiani i ndodhur aty pranë ka goditur dhe ka shënuar.

76′ GOL – Malaj ka penguar Prognin në zonë dhe për arbitrin ishte penallti. Latif nga pika e bardhë nuk ka gabuar

80′ GOL – Progni çon në avantazh Teutën me një goditje me të djathtën nga brenda zonës së rreptësisë.

86′ GOL – Beqja vulos takimin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone që shtang portierin Avdyli.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Ndeshja nis e hapur, me kurbinasit më kërkues. Janë pritës, në fakt, por luhet në fushën asnjanëse të “Selman Stermasit”. Kjo për shkak se kurbinasit e kanë fushën e stadiumit të tyre në rikonstruktim të plotë. Nuk vonon shumë dhe një sulm koral e i rrjedhshëm i bardhezinjuve finalizohet me gol nga Shtubina.

Prapavija korçare zihet disi në gjumë, e pavendosur mirë dhe ndëshkohet shpejt. Eshtë vetëm minuta e 7-të. Kundërpërgjigjia e kampionëve vjen në minutën e 11-të, teksa Gripshi godet prirtazi me portën e Laçit, topi shkon me hark të lartë dhe për pak përfundon në këndin e “kuadratit” të Selmanit.

Në minutën e 17-të, Bregu, pasi fiton dyluftimin në mesfushë, godet fort nga distanca. Portieri Selmani zgjatet sa për ta devijuar me vështirësi topin në këndore. Presioni i Skënderbeut vjen në rritje, ndërsa kurbinasit presin në gjysmëfushën e tyre, duke tentuar kundërsulmin. Duket qartë se tashmë, në plan të parë për ta ka dalë mbrojtja e avantazhit të hershëm.

Në minutën e 27-të, mbrojtja kurbinase bën një gafë, e humb topin afër zonës së saj, ku përfiton Otto John, i cili godet fluturimthi. Fatmirësisht për skuadrën e Memellit, topi devijohet nga trupi i njërit prej qendërmbrojtësve kurbinas në këndore.

Moment i diskutueshëm në minutën e 29-të. Altiparmanovski merr një pasim të gjatë dhe starton fuqishëm, por portieri korçar del jashtë zonës së 16-metrave, duke i ndërhyrë e larguar topin. Laçi reklamon për karton të kuq të “gardianit” kundërshtar dhe faull, por kryesori ndëshkon me të verdhë për simulim lojtarin bardhezi. Në fakt, lojtari në fjalë është dëmtuar dhe zëvendësohet në minutën e 35-të, i pamundur për të vazhduar lojën.

Pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të kurbinasve, ndërsa e dyta nis furishëm për juglindorët. Trajneri Shehi hedh në fushë edhe sulmuesin Krasniqi në vend të Gripshit, teksa synimi është i qartë, spostimin përpara të skuadrës, që të barazojë. Laçi lufton fort, për çdo top dhe në çdo hapësirë të fushës, duke dashur të mos e lejojë të organizohet kundërshtari.

Kundërsulm i shpejtë i bardhezinjve në minutën e 66-të, teksa Sefgjini përparon me topin dhe godet në pozicion ballor me portierin mik. Topi shkon tokazi, pa forcë, në duart e Teqjes. Gudj hidhet në fushë në vend të Demte, trajneri Shehi ijon të freskojë skuadrën, por porta e Selmanit mbetet e paarritshme. Mungon pasimi i duhur final dhe goditja në kuadrat.

Të besuarit e Memellit dalin frikshëm në sulm, si në minutën e 75-të, kur mund t’i kishin dyfishuar shifrat. Nuk vonon zëvendësimi i tretë dhe i fundit për Skënderbeun. Ardit Hoxhaj zë vendin e Otto John, në minutën e 78-të, ndaj minutat e mbetura janë një ofensivë totale e kuqebardhëve për të barazuar. Ata i afrohen shumë ekuilibrit rezultativ në minutën e 81-të, kur Radas lëshon një predhë nga goditja e dënimit, në një largësi prej rreth 20 metrash, por topi ndalet në traun e portës kundërshtare.

Me fat Laçi në këtë rast. Dhe hyn në lojë ligji i pashkruar në futboll: po nuk shënove, do ta pësosh. Goditje dënimi në minutën e 85-të për kurbinasit. Topi krosohet në zonë, ku krijohet një lëmsh, derisa përfiton Gjonaj, që dysfishon rezultatin. Tashmë nuk ka më histori kjo ndeshje, e fituar me meritë dhe zgjuarsi nga bardhezinjtë e Memellit, që tashmë grumbullon dy fitore radhazi si trajner i parë. Laçi ngjitet në vendin e tretë, në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Skënderbeu spostohet i dyti nga Partizani, me 26 pikë

LAÇI – SKËNDERBEU 2-0
Shënues: 
Shtubina 7′, Gjoni 85′

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi (Eller 64′), Shtubina, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Altiparmanovski (Berisha 35′). Trajner: Migen Memelli.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte (Guexh 69′), Gripshi (Krasniqi 54′), Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Renato Malaj, Hermal Llapra.
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali.
Kartonë të verdhë: Altiparmakovski 28′, Sefgjini 37′, Berisha 59′

7 ‘ GOL – Xhixha kroson në zonë për Shtubinën, i cili me kokë arrin të shënojë në portën e Skënderbeut.

85′ GOL – Gjoni ka realizuar pas një rrëmuje në zonën e Skënderbeut. Kurbinasit në festë