Tërmeti rrezikon të shembë pallatin te “Rruga e Kavajës”, policia rrethon zonën, evakuohen banorët

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të djeshëm me magnitudë 6.4, i cili vijon të shoqërohet me paslëkundje të forta, njëra prej të cilave u regjistrua pasditen e sotme me magnitudë 5.3, kanë shkaktuar dëme edhe në Tiranë, përveç Durrësit dhe Thumanës, që janë dy zonat më të prekura, transmeton Balkanweb.

Pallati te “Rruga e Kavajës” është mënjanuar nga tërmeti dhe rrezikon të shembet. Për pasojë, policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka evakuuar banorët, për të shmangur ndonjë tragjedi.