Tërmeti në Greqi, raportohen dëme në banesa në zonën e Devollit

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshme që ranë në Follorinë të Greqisë janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit, si zonë kufitare.

Sipas të dhënave të deritanishme ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në Mançurisht e 2 në Shuec.

Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën. Sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë, grupet e Emergjencave Civile kanë filluar verifikimet në terren.

Paraprakisht, thuhet se banesat që raportohet të kenë probleme, janë të vjetra. Nga verifikimet do të shihet nëse banesat janë të banueshme apo jo. Grupet e inspektimeve të prefekturës dhe bashkisë janë në terren.