Tërmeti, Ambasada e SHBA vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen!

Ambasada e SHBA-së më Tiranë vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Këtë gjë e bënë me dije me anë të një postimi, ku shkruan se Ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po punojnë dhe ndihmojnë në koordinimin e vlerësimi të dëmeve, si dhe po përshpejtojnë për dhënien e ndihmës aty ku ka nevojë.

Postimi i plotë:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, së bashku me menaxherët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të emergjencave. Ata po punojnë për të përshpejtuar dhënien e ndihmës aty ku ka më shumë nevojë dhe për t’u siguruar që ekipet të shpërndahen në mënyrë efikase për vlerësimin e dëmeve pas tërmetit. #ShbaQendronKrahShqiperise”.