Tërmet prej 5 ballësh godet Kinën

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve e Kinës bëri të ditur se tërmeti është regjistruar në zonën Tonghai të qytetit Yuxi në provincën Yunnan

 Një tërmet me intensitet prej 5 ballësh ka goditur pjesën jugperëndimore të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve e Kinës bëri të ditur se tërmeti është regjistruar në zonën Tonghai të qytetit Yuxi në provincën Yunnan.

Tërmeti ka ndodhur shtatë kilometra në thellësi të tokës, ndërkohë që njoftohet se të paktën një person është lënduar dhe dy shtëpi janë dëmtuar pjesërisht.

Zyra e Tërmeteve në Yunnan ka dërguar ekspertë në zonën e tërmetit për të intervenim emergjent.