Tërmet Peçi fiton thellë në Tepelenë, merr 82.67% të votave

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Tepelenës, ku kandidati i Partisë Socialiste, Tërmeti Peçi, ka mundur të fitojë me 82.67% të votave.

Kandidati i PS ka marrë 4.023 vota, ndërkohë që Baftjar Imeri nga “Bashkë fitojmë” ka siguruar 508 vota, Sokol Guga nga Partia Demokratike 344 vota.

Në qarkun e Gjirokastrës, pas Tepelenës PS kryeson në 6 bashkitë të tjera si Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, ndërkohë që kandidati I koalicionit Bashkë Fitojmë kryeson vetëm në bashkinë e Mamaliajt.