Termet në Tiranë e Shijak, njerëzit në panik

Tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë, 5.2 ballë Rihter

Tirana u përfshi nga lëkundje të fuqishme tërmeti, duke shkaktuar momente paniku.

Lëkundjet ishin aq të forta, sa që pallate dhe godina u lëkundën të gjitha.

Tërmeti zgjati për disa sekonda, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka shkaktuar dëme.

Mësohet se lëkundjet ishin 4.9 ballë të shkallës rihter.

Të dhënat janë konfirmuar nga qendra Europiane e Sizmiologjisë, EMSC.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 kilometër në veriperëndim të Shijakut, dhe u shënuan në orën 11.01 minuta.

Lëkundje të fuqishme tërmeti u ndjenë pak më parë në Shqipëri duke shkaktuar klimë pasigurie.

Tërmeti ishte i fortë, bëri që të lëvizin ndjeshëm objektet edhe në katet e para të pallateve dhe shtëpitë përdhese.

Në katet e larta, sikurse vijnë raportimet e para nga banorë, janë ndjerë së tepërmi lëkundet që zgjatën të paktën pesë sekonda dhe u përsëritën për po aq të tjera menjëherë më pas, me intensitet më të ulët.

Në disa institucione shtetërore njerëzit kanë dalë në rrugë duke i boshatisur zyrat.

Edhe në blloqe banimi, shumë njerëz në Tiranë kanë dalë jashtë të frikësuar se mos lëkundje të tjera mund të jenë edhe më të forta.

Magnitude 5.2
Region ALBANIA
Date time 2018-07-04 09:01:07.7 UTC
Location 41.45 N ; 19.52 E
Depth 2 km
Macroseismic
Intensity V Effects: Strong Shaking
Distances
28 km NW of Tirana, Albania / pop: 375,000 / local time: 11:01:07.7 2018-07-04

12 km N of Shijak, Albania / pop: 14,200 / local time: 11:01:07.7 2018-07-04