Tërmet i rëndë në Japoni, 6 persona të vdekur

Një tërmet i fuqishëm në Osaka të Japonisë ka vrarë të paktën 3 persona, përfshi një fëmijë, e ka lënë të plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Një tërmet i fuqishëm në Osaka të Japonisë ka vrarë të paktën 3 persona, përfshi një fëmijë, e ka lënë të plagosur më shumë se 200 të tjerë. Aeroportet në zonën e prekur u mbyllën për disa orë, ndërsa linjat hekurudhore u ndërprenë gjithashtu, sikurse edhe fabrikat ndalën punën prodhuese.

Lëkundja me magnitudë 6.1 nuk ishte gjithsesi aq e fuqishme sa për të shkaktuar një alarm për cunami, ndaj dhe impiantet bërthamore pranë zonës vijuan të operonin normalisht.

Japonia shtrihet në një rajon tejet të prekshëm nga tërmetet, ku shënohen gati 20% e lëkundjeve botërore me magnitudë mbi 6.

Siç njoftohet, tërmeti është regjistruar në veri të qytetit, në thellësi prej 13 kilometrash.

Ndërkaq, Agjencia Nacionale e Katastrofave bëri të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën, kurse afërsisht 100 të tjerë janë lënduar.

Një vajzë 9-vjeçare mbeti e pajetë, pasi i ra sipër muri i shkollës. Një burrë i moshuar mbeti gjithashtu viktimë e rrëzimit të një muri, ndërsa një tjetër mbeti i bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së tij.

Atsushi Yokoi, një shkencëtar me banim në Ibaraki-shi, shumë pranë epiqendrës së tërmetit, tha për BBC-së se ishte në gjumë në momentin e lëkundjes. “Më zgjoi patjetër, ishte shumë i fuqishëm dhe zgjati për 5 sekonda”, tha ai, përpara se t’u telefononte familjarëve dhe miqve e më pas të shkonte në punë.

Tërmeti ka shkaktuar zjarre në shumë ndërtesa, plasaritje në rrugë dhe dëmtimin e ujësjellësit, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë alarm për cunami të mundshëm në rajon.

Pas tërmetit u pezulluan fluturimet dhe udhëtimet me tren. Po ashtu, siç u njoftua, në centralet bërthamore në Mihama, Takahama dhe Ohi nuk kanë pësuar asnjë dëm.