Tërmet i fortë në Kalabri, lëkundjet vijojnë në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar nga instrumentet e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në det pranë brigjeve të Tropeas, në Kalabri.

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar nga instrumentet e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në det pranë brigjeve të Tropeas, në Kalabri.

Tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 57 km, u ndje nga njerëzit. Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile nuk është regjistruar asnjë dëmtim i personave apo pronave.

Ka pasur dhjetra thirrje telefonike për zjarrfikës në këtë periudhë të mbushur me turistë. Tërmeti u ndje qartë në krahinat e Catanzaro, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria.

Ndërkohë edhe në vendin tonë janë ndjerë dy tërmete të lehta ditën e sotme.  IGJEUM raporton se në orën 04:52 është ndjerë tërmeti 2.5 ballë në Budull të Durrësit. Po ashtu në Manëz të Re të Durrësit rreth orës 08:06 është ndjerë tërmeti 2.3 ballë.