Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake raportohet për dëme te konsiderueshme materiale. Në qytetin e Korçës disa banesa kanë pësuar plasaritje të mureve dhe rrezikohen nga shembja, raporton Top Channel.
Pritet që shërbimet e Emergjencës të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti, për të bërë të mundur vlerësimin e dëmeve.