Teqja i dhurpn fitoren Kukësit, verilindorët gjunjëzojnë Skënderbeun

Kukësi mposht kampionët dhe i çon “mesazh” Partizanit
Kukësi duhet t’i bëjë “bust” Aldo Teqjes. Portieri i Skënderbeut gaboi rëndë në minutën e 53-të, fillimisht në tentativën për të larguar topin, që e përplas në trupin e Et’hemit, më pas në ndërhyrjen ndaj futbollistit të Kukësit, duke shkaktuar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga braziliani Melo. Është një përballje që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar vitet e fundit, ndaj Kukësi priste shumë tifozë në këtë stadium, duke ditur se qindra familje kuksiane janë shpërngulur në Kamëz. Kështu ka ndodhur, sfidën e zjarrtë e kanë ndjekur mjaft spektatorë. Triumfoi Kukësi 1-0, me një gol të shënuar me 11-metërsh në minutën e 54-t nga William Cordeiro, i cili shfrytëzoi më së miri dhuratën e Skënderbeut. Kjo për faktin se portieri Aldo Teqja tentoi një driblim në zonë, Et’hemi i rrëmbeu topin dhe më pas u pengua në zonë nga portieri i pafat, i cili vendosi fatet e një sfide mjaft të ekuilibruar.
Pjesa e parë pati ritëm, por edhe gabime nga të dyja palët, ndërkohë që edhe fusha jo e mirë pengonte lojën e rrjedhshme. Pak raste të pastra për shënim, edhe pse Kukësi pati momente jashtëzakonisht të favorshme, sërish për një gabim të portierit Teqja në një moment, por Dzaria gaboi i vetëm me portierin. Ndikonin edhe problemet e dy ekipeve, sepse te Kukësi ishte në stol Reginaldo, ndërsa Skënderbeu ka kohë që nuk po arrin të zgjidhë hallet e sulmit, ku nëse nuk shënon Dejvi Bregu nuk e bën askush tjetër. Në minutën e 54-t erdhi episodi vendimtar, me Teqjen që gaboi totalisht dhe aq u desh që të vendosej sfida, sepse pas golit të shënuar me qetësi nga Cordeiro Skënderbeu nuk pati forcë për të krijuar ndonjë rast vërtet të pastër për shënim.
Kukësi arrin Skënderbeun në klasifikim dhe e sheh Partizanin 4 pikë larg, por me demat që do të zbresin në fushë nesër. Javën e ardhshme Kukësi do të sfidojë “demat” dhe fitorja e sotme duket si një mesazh edhe për ta, pasi verilindorët thyen kampionët në fuqi. Skënderbeu pëson humbjen e dytë radhazi dhe të tren në pesë ndeshje.

SUPERIORE / JAVA 16

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 16 E premte, më 7 dhjetor Ora 14:00, stadiumi i Kamzës KUKËSI 1–0 SKËNDERBEU Shënues: Kordeiro 54′ KUKËSI: Frashëri, Maliki, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj (Shkodra 77′), Dzaria, Kordeiro, Çyrbja, Ethemi, Shpehar (Rexhinaldo 67′). Trajner: Armando Cungu. Të gatshëm: Maloku, Rrumbullaku, Qaqi, Zguro, Kalaja. SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka (Guindo 74′), Dita (Guexh 81′), Demte, Fili, Bregu, Oto Xhon (Gripshi 71′). Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Ajziraj, Lulaj, Ziko. Kartonë të verdhë: Kordeiro 14′, Shpehar 66′ / Dita 34′ Kukësi – Skënderbeu       1-0 Shënues: Cordeiro 54’ pen. KUKËSI: Frashëri, Maliqi, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj (Shodra 77′), Dzaria, William Cordeiro (Rrumbullaku 90′), Çyrbja, Et’hemi, Spehar (Reginaldo 67′). Trajner: Armando Cungu. SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka (Guindo 74′), Dita, Demte (Guedj 80′), Fili, Bregu, Oto John (Gripshi 71′). Trajner: Orges Shehi. Kartonë të verdhë: Cordeiro 14’, Spehar 66′ / Dita 34’ Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Arbër Zalla, Emirion Sino.