SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebahskiakun e Bulqizës Lefter Alla, ku me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 2 vite e 4 muaj. Gjithashtu mësohet se ndaj Allës kërkohet një dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Sakaq për ish-nënkryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, SPAK kërkoi 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lirie, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i akuzon ish-drejtuesit kryesorë të Bashkisë së Bulqizës, përfshirë ish- kryetarin socialist Lefter Alla, për një aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.
Pretenca e dhënë për personat e tjerë të hetuar:
- Rubin Kola 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
- Kujtim Zogu 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
- Arsen Gjoka 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
- Erjon Isaku 4 vite burg me gjykim te shkurtur 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
- Leonard Daci 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
- Rasim Daci 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj dhe 3 vite te mos ushtrojë detyrën e administratorit të personit juridik.
Akuzat e ngritura nga SPAK
1 – Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.
7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.
10. Aqif Konesha, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.
12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.
13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.