Këtë të enjten opozita do të marrë mungesën e katërt në seancë plenare. Ora 10:00 do e gjejë shumicën dhe pakicën parlamentare në dy destinacione të ndryshme,raporton Top Channel.
Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj mblidhen sot në Vlorë për të vijuar me denoncimin e asaj qe opozita e quan shkëputje e lidhjeve mes krimit dhe pushtetit.
Lulzim Basha takoi një përfaqësi të artisteve mbrëmjen e së mërkurës dhe bëri një paralajmërim për shumicën. Opozita nuk do të marre pjese në seancë, pasi do te mblidhet ne Vlorë, por Lulzim Basha deklaroi dje në mbrëmje se votimi i këtij ligji është grusht shteti dhe çdo deputet që jep votën pro, sipas tij do te konsiderohet terrorist.