Të shtëna me armë afër Gjykatës së Tiranës, vritet një person

Të shtëna me armë janë regjistruar sot në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku një person raportohet se ka vdekur.

Të shtëna me armë janë regjistruar sot në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku një person raportohet se ka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas Lalës ndaj personit, që qëndron ende i shtrirë përtokë në lokal, është qëlluar 5 herë me armë zjarri. Deri më tani nuk dihet identiteti i personit në fjalë si dhe rrethanat e ngjarjes.