Të premten mbërrijnë dozat e para të vaksinës Astra Zeneca

Rama shkruan se me dozat e Astra Zenecas do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

Kryeministri Edi Rama deklaron se të premten do të vijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës së Astra Zenecas. Teksa deri tani janë vaksinuar mjekë dhe infermierë dhe një pjesë e të moshuarve shqiptarë me vaksinat e ardhura nga Pfizer/Biontech, Rama shkruan se me dozat e Astra Zenecas do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“🟢 LAJM I MIRË
Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve😍”, shkruan Rama.