Të dehura në timon dhe kundërshtojnë policinë, procedohen penalisht tre shofere

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve në fundjavë.

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve në fundjavë.

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 20 persona, 6 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Por ndërkohë janë proceduar penalisht dhe tre femra për kundërshtim të punonjësve të policisë, ku drejtuesja e mjetit ishte edhe nën ndikimin e alkoolit./raporton Top Channel

Janë vendosur 842 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 48 leje drejtimi ku janë ndëshkuar 193 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndëshkuar 180 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar; janë ndëshkuar 53 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.