Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ishte sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të depozituar kallëzim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish-kreut të policisë bashkiake, Florenc Hoxha,raporton Top Channel.
Padia është për “Shpifje” dhe “kallëzim të rremë” në lidhje me çështjen “Babale” dhe mbi deklaratat për udhëtimet e pretenduara të Ballës me biznesmenin Edmond Bego.
Padia e Ballës vjen pas videos “Babale 2”, ku shfaqet shtetasi Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi deputeti Ervin Salianji.
Top Channel