Taulant Balla: PD dhe LSI do hyjnë në zgjedhje

 Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ftuar në një studio televizive ka komentuar deklaratën e deputetes demokrate, Rudina Hajdari, duke shtuar se vendimi i opozitës për dorëzimin e mandateve është destabilizues për vendin.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ftuar në një studio televizive ka komentuar deklaratën e deputetes demokrate, Rudina Hajdari, duke shtuar se vendimi i opozitës për dorëzimin e mandateve është destabilizues për vendin.

Balla tha se unë nuk kam asnjë dyshim që gjithë ajo çka tha Hajdari ekziston. Kjo vendimmarrje që padyshim është një vetëvrasje për PD dhe LSI, nuk kam asnjë kundërshtim që bie ndesh me interesin e Shqipërisë. Opozita nuk ka ndryshuar, është po ajo. Hajdari me të drejtë pyet, që a i intereson shqiptarëve dorëheqja e mandateve? Nuk mund të vendosë një parti t’i thotë shqiptarëve që nuk keni të drejtë të përfaqësoni. Është e drejtë ajo që po ndodh me përfaqësuesit e tjerë, që po marrin përgjegjësinë për t’i përfaqësuar qytetarët. Jemi në një situatë ku të gjithë e kuptojmë se ka filluar një proces zëvendësimi i mandateve të opozitës. Me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend të mërkurën bëhen 9 apo 10 deputetë të opozitë dhe jo një grup, por mund të këtë dy grupe të deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe besoj se do kemi një dialog me ta. Janë të shumtë ata që do të dalin përtej interesave të momentit të lidershipit të PD dhe LSI”, shkruan ATSH.

Më tej ai është shprehur i bindur se PD dhe LSI do të hyjnë në zgjedhjet lokale të muajit qershor.

Ajo që duan të them është se jam i sigurt që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk kam asnjë dyshim. PD dhe LSI do marrin pjesë në zgjedhje. Partitë politike janë organizata që janë krijuar për të marrë pjesë në zgjidhje. Nuk kam asnjë qasje, asnjë kontakt me drejtuesit e PD, por iu thashë që partitë politike janë instrument në duar të qytetarëve. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje humbet arsyen për të qenë parti politike. Një parti që merr vendim e paimagjinueshëm për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ajo është e humbur. Thirrja që kam ndaj PD dhe LSI është se ata duhet të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore. Në këto zgjedhje do hyjmë me këtë Kod që është. Lidhur me këtë Kod që kemi duhet të plotësojnë detyrimet që kanë”, – u shpreh Balla.

Gjatë kësaj bisede Balla, foli edhe për situatën e krijuar ditën e sotme në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

“Unë nuk kam dijeni kush ka të drejtë dhe kush nuk ka. Bëhet fjalë për një çështje gjyqësore. Ligji për përmbarimin përcakton se në rast kur njëra palë kundërshton zbatimin e vendimit, zyra përmbarimore i drejtohet Policisë. Unë shpresoj që ata banorë të kishin të drejtë. Por nuk jam nga ata politikanë që të gënjej. Jam në një pozicion ku ligji dhe Kushtetuta e përcakton me vendim kush ka të drejtë. I bëj thirrje institucioneve që të ketë një qasje që ato familje të trajtohen. Ku është shteti i së drejtës. Ky është vendimi i gjykatës kur kemi vendim të formës së prerë. Forcat e policisë në asnjë vend të botës nuk kundërshtohen”, – u shpreh Balla.