Taulant Balla nga Holanda: Shqipëria meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga Holanda se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pas rekomandimit të pritshëm pozitiv të Komisionit Europian javën e ardhshme.

Balla, bashkë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me kryetaren e grupit demokrat Rudina Hajdari zhvilluan takime në Parlamentin dhe Qeverinë e Holandës.

Balla theksoi se Shqipëria ka institucione demokratike funksionale dhe partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sipas Ballës, zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë.